659 qytetarë të paevidentuar në librat amë, pjesa dërrmuese shqiptarë

Afati që personat e pa evidentuar të mund të aplikojnë për t’u regjistruar në librin e posaçëm amë duhet të shtyhet edhe për një vit, sepse afati i dhënë së fundmi përfundon më 30 qershor. Kërkesa erdhi nga zëvendësja e Avokatit të Popullit Vaska Bajramovska. Sipas saj, Ligji për regjistrim në librin amë të posaçëm, duhet të ofrojë zgjidhje edhe për personat që ndërrojnë jetë gjatë periudhës që procedura për regjistrimin e tyre është në rrjedhë e sipër. Procedura duhet të përcaktohet qartë, tha ajo edhe për fëmijët e lindur pas shpalljes së thirrjes në vitin 2018 të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, që të gjithë personat pa numër amë të aplikojnë për të marrë një të tillë. Procedurat sipas saj po rrjedhin me shumë pengesa.

Nga mesi i tetorit 2020 deri në prill të vitit 2021, filloi paraqitja e aplikacioneve për regjistrimin e personave në regjistrin e posaçëm të lindjeve. Gjithsej u paraqitën nga 100 persona të paregjistruar dhe për asnjë nga personat e identifikuar nuk është sjellë vendi, nga Drejtoria për Librat Amë dhe personat në fjalë nuk kanë marrë as certifikatë nga libri i posaçëm amë”

Institucioni i Avokatit të Popullit ngre shqetësimin për efikasitetin e Drejtorisë së Librave Amë. Sipas tyre, për disa të dhëna të rëndësishme nga kjo drejtori janë përgjigjur se nuk kanë informacion, ndërsa qytetarëve që aplikojnë për t’u evidentuar në librin amë, nga hera në herë u kërkohen dokumente shtesë. Deri tani vetëm 221 persona kanë dorëzuar kërkesë për t’u regjistruar, ndërsa diçka të tillë ende se kanë bërë 448. Nga 659 persona të pa evidentuar në Librin Amë, 397 apo 60% prej tyre janë fëmijë. Në analizën e zyrës së Avokatit të Popullit rezulton se shumica nga këto persona të paevidentuar janë të komunitetit rom dhe shqiptarë./ALSAT