Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rregullimin e trotuarit dhe intervenimin në kanalin e ujitjes në aksin Përshefc–Gllogjë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një problem të trashëguar që për më shumë se një dekadë kishte mbetur pa zgjidhje, ndërsa trotuari ishte në gjendje të rënduar dhe paraqiste vështirësi për lëvizjen e qytetarëve, shkruan Tema.mk.
“Pas më shumë se 10 vitesh neglizhencë, po rregullojmë trotuarin që ishte në gjendje të mjerueshme dhe njëkohësisht po intervenojmë në kanalin e ujitjes”, ka theksuar Memishi.
Ai shtoi se këto punime janë pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët. “Punë konkrete, rezultate të prekshme dhe investime që i shërbejnë qytetarëve”, është mesazhi i kryetarit lidhur me realizimin e këtij projekti.



