Më shumë raste aktive me virus në Shkup dhe Kumanovë

Në Maqedoni ka gjithsej 6.813 raste aktive me coronavirus, nga të cilat 3.413 janë në Shkup, pasuar nga Kumanova me 564, Velesi me 318, Ohri me 2018, Prilepi me 212 dhe Shtipi me 211.

Rastet më pak aktive ka në Demir Kapi dhe Pehçevë nga 1, e ndjekur nga Dojrani me 2 dhe Makedonski Brod me 9.

Të gjitha komunat e tjera kanë numër dyshifror ose tre shifror të rasteve aktive.

Deri më tani, gjithsej 1.339,824 teste janë kryer në vend, ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të diagnostikuar që nga fillimi i epidemisë është 196.762. Numri i pacientëve të shëruar është 183.027, numri i vdekjeve është 6.922, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.813.