Me shkas: Lamtumirë bërllog!

Arbër Çeliku

Nuk ka mjerim më të madh për një parti politike, ta fillojë fushatën e vet, duke më sulmuar mua me fabrikime dosido (përmes portaleve të veta). Dështimet e njëpasnjëshme, mashtrimet dhe abuzimet që i keni bërë në kurriz të këtij populli, nuk mund t’i mbuloni në asnjë mënyrë kësisoj. Unë as që ju bëj hesap, nga 2002 ua kam thënë në fytyrë, jo sokaqeve siç bëni ju, se padituria, servilizmi dhe kusarllëku juaj një ditë do të na kushtojë shumë si popull, por do t’i kushtojë shumë edhe partisë dhe liderit tuaj, të cilin e keni rrëzu përtokë dhe nga një mit, e kthyet në figurë të urryer për shumicën. Ju s’keni çfarë të humbni se të humbur keni qenë gjithmonë, por i morët në qafë një mori njerëzish të ndershëm, fisnikë, patriotë dhe mbarë popullin shqiptar.
Personalisht u mundova t’ju ndihmoj në vazhdimësi (qasjet e mia objektive dhe alarmuese për veprimtarinë tuaj shkatërruese i morët për kritika), por ju nuk deshët t’i ndihmoni vetes. Tani vetëm mund t’ju them: “Lamtumirë bërllog!”…