Me pushime në Dubai, zbulohet kush po e shoqëron Lori Hoxhën

Lori Hoxha ka zgjedhur që ditët e para të 2020-ës t’i kalojë në Dubai. Fashionistja shumë e komentuar ka postuar disa foto nga këto pushime duke pozuar në shkretëtirë, e veshur si gjithnjë me shumë stil.

Lori shoqërohet nga mikesha e saj e ngushtë, Sonela dhe ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar se vajzat janë bashkë me anë të një postimi në Instagram.

Lori duket se po kënaqet pa masë në këtë udhëtim, nga ku po poston foto vazhdimisht.

“Puthja e parë për vitin 2020”, shkruan ajo në njërën prej fotove ku shfaqet me një deve.