Ushtria irakiane hodhi poshtë gjithashtu njoftimet për një sulm ajror ndaj një aukolone me ndihmë mjekësore në Taji.
Më herët të shtunën, Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut, grupi ombrellë i të grupimeve paraushtarake, tha se si pasojë e sulmeve ajrore pranë kampit Taji ishin vrarë gjashtë persona dhe plagosur rëndë tre të tjerë.
Sipas televizioni shtetëror irakian, sulmet ajrore ishin kryer nga forcat amerikane.
Por në një postim në twitter një zëdhënës i koalicionit shkruante “Fakt: koalicioni … nuk ka kryer sulme ajrore pranë kampit Taji (në veri të Bagdadit) ditët e fundit”.
Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut tha se sulmet goditën një autokolonë me personel mjekësor dhe jo udhëheqës të lartë, sikurse u raportua në disa media.
Por më vonë zëdhënësit e kësaj force lëshuan një deklaratë tjetër ku thuhej se në Taji nuk ishte goditur asnjë autokolonë me personel mjekësor.