Më pak shkelje për mosmbajtje të maskave

Në krahasim me ditët paraprake, policia, gjatë ditës së kaluar ka regjistruar më pak shkelje për mosmbajtje të maskave.

Ka regjistruar 142 shkelje, ndërkohë që ditë paraprake kjo shifër sillej mbi 500 shkelje.

Nga MPB kanë vazhduar me apelin, që të respektohen masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19./TV21