Me orë të tëra presin me udhëzim urgjent! Një paradite në Klinikë zgjat një përjetësi

Një paradite në Klinikën për kirurgji digjestive ku kryhen rreth 60% e ndërhyrjeve kirurgjike. Biseduam me disa nga pacientët që vinin nga qytete të ndryshme që prisnin disa orë për kontroll, ndërsa disa vinin për herë të dytë apo të tretë.

Po prisni për kontroll?
Për kontroll.
Sa kohë po prisni?
Që në ora 10 jemi këtu, ndërsa na thanë se do të vijë në ora 11: 30, por kush e di se kur do të vijë.
Nga jeni?
Nga Pallanka.

Po pres që më herët. Prej orës 8:45.
Jeni nga Shkupi?
Jo nga Kavadari.

Sa kohë po prisni?
Që në mëngjes!
Sa ka qenë ora kur keni ardhur?
Ora ka qenë 8.

Kinse do të vijë në ora 11:30, në moment të fundit do të thonë se nuk do të vijë. Do të vish të enjten tjetër.
Nga vini ju?
Nga Kriva Pallanka. Për çdo ardhje shpenzojmë një mijë denarë. Aq janë pensionet. Kjo është e treta herë që po vij dhe në fund thonë se nuk do të vijë, se mungon.

Nga Klinika për kirurgji digjestive thonë se kanë mungesë kuadrosh dhe se për një vit 6 infermiere të instrumenteve kanë dhënë dorëheqje. Ka paralajmërime se edhe të tjera do të largohen. Më së shpeshti shkojnë për të punuar në Gjermani dhe Bullgari. Kanë vërejtje për kolegët nga qytetet tjera që edhe intervenimet që mund t’i kryejnë vet, i dërgojnë në Klinikat e Shkupit, andaj nuk munden që të arrijnë.

Pas denoncimeve të qytetarëve se me udhëzim urgjent me orë të tëra presin në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë kërkuam përgjigje nga drejtorja Kalina Griveva-Stardellova, e cila thotë se udhëzimi urgjent nuk është i ndërlidhur me termin, vetëm theksohet se pacienti duhet kontrolluar në afat prej 24 orëve. Të gjithë pacientët përnjëherë nuk mund t’i kontrollojmë, thotë ajo. Në këtë klinikë janë dy ambulanca subspecialistike dhe një specialistike.

Para një muaji parashtruam pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë se a ka kuadro deficitare, nga atje na thanë se aktivitetet menaxhohen në përputhje me nevojat e pacientëve dhe se reagohet në mënyrë adekuate.

“Puna është e organizuar me qëllim që të ofrohet mbrojtje e vazhdueshme shëndetësore 24 orë gjatë ditës”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç publikoi para pak kohësh TV21, 782 mjekë janë larguar nga vendi brenda 5 viteve, ndërsa ky fenomen ende po vazhdon./TV21