Me një video, Rita Ora shfaq linjat e trupit teksa stërvitet

Rita Ora ekspozoi muskujt e saj të tonifikuar teksa ndau një video të mrekullueshme stërvitjeje në InstaStory të martën (11 tetor).

Këngëtarja, 31 vjeçe, shfaqi fizikun veshur me një sytjena të zezë dhe dollakë të njëjtë teksa ngrinte një palë pesha teksa shihet pa makijazh.

Pasi u kthye në Londër pas udhëtimit të saj në Auckland të Australisë ku performoi në Kupën Botërore të ragbit për femra. ajo shkroi në mbishkrimin e saj: “Drejt një fluturimi 24 orësh.

“Është e vetmja mënyrë për të kapërcyer një fluturim”, shtoi krijuesja e hiteve.

Theksojmë që Rita performoi përpara ndeshjes titan të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore në ragbi për femra.

Pas performancës, ylli i muzikës kishte ndarë imazhe nga dukja magjepsëse me të cilën u paraqit në fushë para ndeshjes.

Duke nisur me stil eventin sportiv, ndeshja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënoi fillimin e garës 2021 – e cila u vonua për shkak të COVID-19.

Për të qëndruar pranë saj gjatë performancës, Rita u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waititi.