Me mjet të mprehtë, katër persona sulmuan një fëmijë në bregun e Vardarit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ndaj një fëmije në bregun e Vardarit, gjatë mbrëmjes që lamë pas, transmeton TV21.

Katër persona, rreth orës 21:45 kanë sulmuar fizikisht një fëmijë nga Shkupi, në bregun e Vardarit në rajonin e Karposhit. Ata kanë përdorur edhe mjet të mprehtë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.