Agim Alickaj, New York
Me largimin e ndërmjetësuesit arrogant pro-serb, ambasadorit Grenell, Kosova mund te merr frymë lirisht dhe të niset kah e mbara, drejt fitores. Por, kujdes popull i shumevuajtur dhe heroik shqiptar. Amerika dhe Presidenti i ri Biden nuk kan kohe as mundesi te na ndertojne shtetin. Nuk ben ti perserisim gabimet e se kaluares. Duhet punuar dhe vepruar me shume se kurre. Duhen ndryshime, duhen politikaj te ri, te afte dhe te pakorruptuar.
Serbia eshte ne humbje e siper por ende shume e rrezikshme. Presidenti shovenist serb Vucic, shpejtoi te ja uroje fitoren ne Twitter, Presidentit te zgjedhur Biden me deshire “te sinqert” per bashkepunim me te si me Trump. Komenti im ne Twitter drejtuar atij dhe dy presidenteve te Amerikes:
“ Propagande e kulluar. Ju arritet ta genjeni Presidentin Trump por nuk keni shans me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ju njeh shume mire kush jeni. E vetmja rruge qe Serbija te hyje ne radhen e kombeve te civilizuara eshte dekriminalizimi”. Per dokumentim e bashkangjita video-klipin me fjalimin e fuqishem te Senatorit Biden te mbajtur ne mbremjen e organizuar nga DioGuardi dhe Liga Shqiptaro Amerikane ne Maj te vitit 2013 ku ai deklaron se “do te bej cmos qe Amerika tè mbetet e angazhuar me forca qe mund te qellojne, per te mbrojtur shqiptaret kudo qe ata jetojne” si dhe kerkoi nga serbet ta shohin veten ne sy , te pushojne luajtjen e rrolit te “viktimes”dhe ti pranojne fajet per te ecur perpara.
Disa dite me vone, Vucic i deshpruar per situaten e re te krijuar, pati guxim dhe beri blof, me qellim te frikesimit te politikajeve te dobet ne te gjitha anet dhe ngritje te moralit te serbeve, duke kercenuar me lufte. Me retweet drejtuar te njejteve, duke shtuar Merkel, Johnson,Macron, Borell dhe Lajcak komentova: “Me kercenim per lufte te re ne Evrope, Vucic me ne fund e vertetoi se nuk ndryshon nga krimineli Miloshevic. Eshte koha e fundit qe lideret Evropian dhe Amerikan ti ndalojne perpjekjet per “Serbi te Madhe”.
Situata e re e krijuar eshte e favorshme per Kosoven. Fitorja eshte e jona, por varet nga ne.




