Me këtë foto intime, Arbenita njofton për rikthimin e Feros

Reperi i njohur shqiptar, Fero, kishte vendosur që të largohej nga rrjetet sociale, për një periudhë kohore.

Rikthimin e tij e njoftoj e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli nëpërmjet publikimit të një momenti intim.

“Zemra është kthyer”, shkruan ajo ndërsa etiketon Feron.

Por pavarësisht se ai e ka rihapur instagramin, nuk ka asnjë foto dhe deri tani nuk ka postuar asnjë gjë.

Mbase më vonë do të rikthehet tamam duke sjellë gjithashtu foto e video të ndryshme si dikur.