Me këtë datë publikohet “Archimed” nga Stresi

Reperi Stresi kohën e fundit ka qenë shumë i përkushtuar për të punuar rreth albumit të ri.

Artisti, me anë të një videoje në Instagram, njoftoi fansat se kënga e tij e re me titull “Archimed”, ashtu sikurse titullohet edhe albumi, do të publikohet të premten (4 dhjetor).

“Te Premten Ora 19:00 🕖 Super Premier :Archimed @badboyslabel falenderim special per @arlennmusic @wiz_dako“, shkruan Stresi.

Ai këto ditë, për fansat e tij zbuloi disa sekuenca të kësaj kënge, ndërsa thotë se në të ka shprehur gjithë revoltën e tij.

Kënga “Archimed” pason projektin “Për vete”, të cilin Stresi e solli në bashkëpunim me Finem dhe Solon.