“Malla Bogorodica” në “stand by” gjatë krizës

Krerët e tre spitaleve private në vend ishin në dijeni se gjendja e krizës do të vazhdohej edhe më tej. Në bazë të ujdisë që spitalin “Malla Bogorodica” ta shndërrojnë në qendër ko vid publiko-private, njëzëri shprehen të gatshëm që do të jenë në dispozicion të pacientëve edhe në 6 muajt e tjerë.

“Por, akoma nuk kemi asnjë informacion, me të cilin do të sqaronim detajet rreth zbatimit të planit që ishte paralajmëruar nga pala e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor” thonë nga klinika private “Zhan Mitrev” Shkup.

Ambientet spitalore te “Malla Bogorodica” të tri spitaleve private janë të gatshme që nga e hëna të pranojnë 100 pacientë. Por, thonë se ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë që i gjithë trajtimi të rregullohet përmes Fondit, ashtu siç kishin rënë në ujdi për ta bërë kovid qendrën e re.

“Presim Ministria të jep leje për tri spitalet private që ta përdor objektin si ko vid qendër. Presim leje edhe të stacionit për furnizim të oksigjenit. Presim propozimin e Ministrisë se cilët janë dy mjekët e tyre që do të udhëheqin me këtë kovid qendër. Gjithashtu presim edhe ofertën e Fondit Shëndetësor”-thonë nga Spitali “Axhibadem Sistina”-Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo kovid qendër e re do të mbetet në plan rezervë gjatë krizës. Në ndërkohë janë duke shqyrtuar aspektet formale-juridike të zbatimit të kësaj marrëveshje.

Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet private janë në komunikim intensiv çdo ditë gjatë kësaj periudhe për të vërtetuar statusin e duhur formale-juridike të këtij bashkëpunimi publiko privat”-theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria do të propozojë vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kompetencat për marrëveshjet me spitalet private i ka Qendra për Menaxhim me Krizat. Por, drejtori nuk ia ka idenë.

Ne si Shtab qendror nuk kemi informacione të mjaftueshme nga kjo fushë, me që bisedimet i udhëhoqi personalisht Ministri i Shëndetësisë. Ata të përcaktojnë mënyrën sesi kapacitete private do të kyçen në pjesën e shëndetit publik në luftën kundër CoV id-19. Ata i propozojnë shtabit qendror që ta formalizojnë një vendim të tillë”-tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Sistemi ynë shëndetësor aktualisht posedon rreth 1,500 shtretër për pacientë me CoVid-19, ku përfshihen të gjitha klinikat publike, repartet spitalore dhe ko vid qendrat e adaptuara në vend. Përderisa “Malla Bogorodica” me 100 shtretër mbetet në gjendje gatishmërie, Ministria e Shëndetësisë ka në plan që edhe njëra nga Klinikat kirurgjikale në QKUM të aktivizohet si kovid qendër rezervë.