Me foto e video nga fëmijëria prindërit urojnë në mënyrë të veçantë Rita Orën për ditëlindje

Këngëtarja e zhanrit Pop sot feston ditëlindjen e saj të 31-të, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij rrugëtimi e sidomos nga ana e karrierës Rita ka dhuruar emocione të pafundme për fansat e saj sidomos me konceretet që ka mbajtur në Kosovë e Shqipëri.

Sot derisa ajo feston 31 vjetorin e lindjes ka pranuar urime të shumta, por më të veçantat janë ato nga prindërit e saj të cilët u kujdesën të sjellin foto e video të këndshme nga fëmijëria e Ritës.

“Gëzuar BD 🎉 foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme!
Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit ❣️
@elenaora omg të shikoj ty regjisorin e vogël pas kamerës – dua” 😭

❤️🖤 Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjethmon, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike 🎈🎈🎈”, kështu ka shkruar Vera e cila shprehet krenare me vajzën e saj Ritën.

 

Ndërkohë, babai i saj nuk harroi që në urimin e tij t’ia përmend edhe Prishtinën, duke sjellë foto nga koncerti i Ritës që kishte mbajtur për pavarësinë e Kosovës.\

“Gëzuar ditëlindjen Rita,
Shumë dashuri nga Prishtina.
Me foto nga tabela NEWBORN 💥
Shkëlqe dritën tënde, gjithmonë vajza ime e bukur.
Shumë urime prej Prishtinës🥂🥂🥂”, shkroi babai i Ritës./Lajmi.net/