Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re të quajtur “Hala”.
Ky projekt, të cilin e solli në bashkëpunim me Don Xhonin, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë kaloi shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.
Derisa po gëzon një sukses të tillë, ajo po vazhdon të ndajë edhe imazhe të reja në rrjetet sociale.
Foto: Screenshot/Instagram
Biondja, që shquhet për stilin unik, kësaj radhe solli disa fotografi të reja me një kostum dypjesësh.
28-vjeçarja mes tjerash ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat flitet mjaft shpesh.
“Ai o sajko sajko o shum psycho per ket ëeep”, ka shkruar ajo referuar një pjese të një teksti të këngës së re.
E njëjta krahas kësaj po vazhdon të jetë aktive edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/