Më 26 maj vazhdon gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”

Seanca e radhës për rastin “Lidhja ndërkombëtare” vazhdon më 26 maj. Gjykimi për këtë lëndë është në fazën e procedurës dëshmuese, ose prezantimin e materialeve dhe provave verbale të propozuar nga mbrojtja.

Në seancën e sotme është paraparë të dëshmojnë kryetarët e komunave të Manastirit dhe Karposhit, Natasha Petrovska dhe Stefan Bogoev. Por pyetje për ta nga mbrojtja që i ka propozuar për dëshmitarë, nuk kishte për arsye se gjykata më parë nuk e pranoi propozimin për paraqitjen e provave materiale.

Rasti gjendet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Ivana Trajçevska.

Për rastin me organizatën joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, të themeluar nga Bojan Jovanovski – Boki-13, përmes së cilës sipas aktakuzës ishin mashtruar biznesmenë për kinse qendrat për të moshuar, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Hristina Bllazhevska, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.

Jovanovski është i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski është e akuzuar për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq dhe Bllazhevska për ndihmë në mashtrim dhe larje parash, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në pastrimin e parave dhe për përgatitje, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të paligjshme me armë. Si person juridik është akuzuar edhe organizata joqeveritare.