McGregor pozon me ‘super-ekipën’, etiketon në foto edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Conor McGregor ka publikuar një fotografi interesante në ‘Instagram’.

Ikona e UFC ka ndarë pak kohë me shokët e tij, siç në foto i referohet ‘Superekipa’.

Gjithçka duket në rregull deri këtu edhe në pamje të fotos, por situata ndryshon kur kontrollohen etiketimet.

Sigurisht ky duhet të ketë qenë një gabim nga ylli irlandez, pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk shihet askund në këtë fotografi.