McGregor-Poirier, UFC hap dyert për fansat

Një numër i limituar fansash do të lejohet të ndjekin eventin UFC-257, që do të zhvillohet më 23 janar në “Fight Island” të Abu Dhabi.

Në këtë event do të zhvillohet dueli mes irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Dustin Poirier për peshën e lehtë.

Sipas organizatorëve, në stadium do të krijohet një “safe zone” (zonë e sigurtë), ku do të qëndrojnë një numër i limituar njerëzish, që do të ndjekin të gjitha eventet që do të zhvillohen ato 10 ditët në vijim. Të gjithë do të zbatojnë protokollin e sigurisë.

Ky është eventi i parë pas shumë muajsh që UFC-ja lejon fansat. Të gjitha eventet e arteve marciale mikse, nga marsi deri më sot, janë zhvilluar pa tifozë.