MC Kresha dhe Getoar Selimi i japin fund armiqësisë 12-vjeçare

Dy reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha ka më shumë se një dekadë që nuk flasin me njëri-tjetrin.

Megjithatë duket sikur kjo ka zgjatur deri në vitin 2023, ku dyshja duket se kanë reflektuar dhe kanë vendosur që t’i japin fund kësaj armiqësie mjaft të gjatë.

E turpshme dhe e dhimbshme, banorët mblidhen të gjithë dhe e përqeshin Lui…
Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, dy reperët e njohur të estradës shtrinë dorën e tyre të pajtimit edhe publikisht, gjersa bënë të ditur se po vijnë edhe me një bashkëpunim.

Ata thanë se kënga e tyre e re është gati dhe se përveç dyshes, do të ketë edhe një person tjetër në të, por nuk e zbuluan emrin e tij.

Gjatë bisedës në “Zemër Luana”, Geasy ka treguar se nuk kanë folur për gati 12 vite për hatërmbetje të kota të fëmijërisë, madje gjatë lojës së telefonit ata janë bërë “follow” në Instagram, duke treguar se kishin mbetur pa ndjekur njëri-tjetrin vetëm për shkak se nuk janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, Geti ka treguar se do të vijë me një bashkëpunim me Kreshën, pasi ka patur një këngë të tijën dhe dëshironte ta bënte bashkëpunim vetëm me një njeri që i shkonte tamam, duke përzgjedhur kështu Kreshën.