Mbyllet pa gola pjesa e parë e përballjes mes Inter dhe Napolit

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 fraksioni i parë i finales së Superkupës së Spanjës mes Inter dhe Napolit.

Ndeshja e cila po zhvillohet në qytetin e Riadit, u karakterizua me lojë mjaft të qetë nga të dyja palët, të cilat prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar gol.

“Nerazzurët” rastin e parë serioz e patën me anë të Federico Dimarcos (16’), gjuajtja e të cilit përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë të Gollinit.

Në fakt Inter kaloi në avantazh përmes Lautaro Martinez (39’) por argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë e ka nisur edhe Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje solide pas pjesës së parë, ndonëse u ndëshkua me karton të verdhë.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë të dy skuadrat në pjesën e dytë, ndërsa në rast se pas 90 minutave nuk ka fitues, atëherë do të kemi vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe më pas eventualisht penalltitë.