Mbyllet edicioni i tretë i “ArtCamp Likova” (Video)

Me ndarjen e çmimeve për artistët më të mirë pas ekspozitës së mbajtur mbrëmjen e së martës është mbyllur edicioni i tretë i kolonisē nderkombetare “ArtCamp Likova 2021”, organizuar nga shoqata artististike “Rexhai Iseni – Xhai” nga komuna e Likovës, shkruan gazeta LAJM.

Ne koloni morën pjesë mbi 30 artistë nga Maqedonia e Veriut, Shqipera, Kosova, Ukraina e Gjermania. Ata pikturuan dhe qëndruan 3 ditë, në lokalitetin e pishave mbi fshatin Sllupçan të Likovës.

Gazeta Lajm ka filmuar ekspozitën dhe sjell përshtypjet e artistëve që morën pjesë në “ArtCamp Likova 2021” dhe organizatorëve.

“Ky është edicioni i tretë i kolonisē nderkombetare “ArtCamp Likova 2021”, organizuar nga shoqata artististike “Rexhai Iseni – Xhai” nga Likova. Këtë vit kemi pasur mjaftë artistë që na kanë ardhur nga trojet shqiptare por edhe nga vende tjera. Pa mbështetjen e ministrisë së Kulturës nuk do të kishim mundur ta organizojmë këtë event, këtë koloni artistike. Një falënderim shumë i veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Likovës. Banorët e Komunës së Likovës janë të etur për art. Gjatë këtyre ditëve kanë ardhur dhe na kanë vizituar dhe i kanë parë pikturat shumë banorë”, tha Ardian Kadriut, organizator i i kolonisē “ArtCamp Likova 2021”./Gazeta LAJM