Mbushi 96-vjeçe, sekreti i anti-plakjes së Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth, pavarësisht se është 96 vjeç dhe problemet shëndetësore që po përballet së fundmi, kujdeset veçanërisht për veten dhe është shumë e mirëmbajtur për moshën e saj.

Nëse po pyesni se cili është sekreti i energjisë së saj të pashtershme dhe lëkurës së saj rrezatuese, përgjigja është shumë më e thjeshtë nga sa e imagjinoni dhe është çokollata.

Mbretëresha Elizabeth është “absolutisht çokoholike” , sipas shefit të saj mbretëror, Darren McGrady.

Mediat kanë folur me ish-nutritionisten mbretërore Jennifer Hanway, e cila analizoi dietën e mbretëreshës dhe do të habiteni kur të mësoni përfitimet e çokollatës.

“Ndërsa rritemi, lëkura jonë bëhet gri dhe zhvillon njolla të errëta. Shkaku i kësaj është dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat ndikojnë në qelizat e shëndetshme të trupit tonë. Pra, për të qëndruar të shëndetshëm dhe me shkëlqim, na duhen shumë ushqime, si manaferrat, kafeja organike dhe çokollata e zezë me një përmbajtje të lartë kakao, e cila është një burim i pasur antioksidantësh dhe mineralesh”.

Po, e lexuat mirë. Çokollata është aq e pasur me antioksidantë saqë hulumtimet tregojnë se zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër, zvogëlon inflamacionin dhe kontribuon në funksionimin e trurit.

Darren McGrady kishte treguar më parë se Mbretëreshës Elizabeth i pëlqen tartufi Charbonnel & Walker, me të preferuarat e saj të mbushura me shampanjë rozë.

Jennifer Hanway zbuloi gjithashtu se mishi i kuq dhe peshku luajnë një rol kryesor në dietën kundër plakjes së Mbretëreshës. “Proteina është çelësi i të ushqyerit. Një proteinë e cilësisë së mirë është plot me vitaminë B dhe hekur, të cilat janë shumë të rëndësishme për energjinë tonë”./