Mbretëresha Elizabetë zbulon se COVID-i e la me pasoja lodhjeje dhe rraskapitjeje

Mbretëresha Elizabetë ka zbuluar se COVID-19 e la atë “shumë të lodhur dhe të rraskapitur” pasi u infektua me virus në fillim të këtij viti.

95 vjeçarja po merrte pjesë në një vizitë virtuale në spital kur i përshkroi përvojën e saj një ish-paciente me virus.

Thirrja në Spitalin Mbretëror të Londrës javën e kaluar shënoi hapjen zyrtare të Njësisë së Mbretëreshës Elizabeth, përcjell Klankosova.tv

Thuhej se ajo vuante nga simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin në atë kohë.