Mbledhja e APEC-ut : “Hapje, ndërlidhje dhe balancë “

Të premten paradite u mbajt në Qendrën Kombëtare të Konferencave në Bangkok të Tajlandës Mbledhja e Udhëheqësve Ekonomikë të APEC-ut me temë “Hapje, ndërlidhje dhe balancë”,e cila u drejtua nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha
. Duke folur në këtë Mbledhje , Presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi se :

“Azi-Paqësori është vendi ku jetojmë e punojmë dhe është burimi i rritjes së ekonomisë globale,” Sipas tij, gjatë dekadave të fundit, bashkëpunimi ekonomik rajonal i Azi-Paqësorit është zhvilluar fuqishëm, duke krijuar “Mrekullinë e Azi-Paqësorit” dhe duke qenë prej kohësh i rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve. “Tani bota ndodhet përsëri përpara një udhëkryqi historik dhe pozicioni i Azi-Paqësorit po bëhet më i rëndësishëm e roli i këtij rajoni po spikat më shumë. Në kushtet e reja, të gjithë ne duhet të ndërtojmë një bashkësi me të ardhme të përbashkët të Azi-Paqësorit dhe të krijojmë arritje të reja të shkëlqyera në kuadër të bashkëpunimit të Azi-Paqësorit “.

Më tej në fjalimin e tij presideni Xi paraqiti disa propozime.
“Së pari, duhet duhet të ruajmë drejtësinë ndërkombëtare dhe të krijojmë një Azi-Paqësor të qëndrueshëm.Rritja e shpejtë e ekonomisë së Azi-Paqësorit në dekadat e fundit ka qenë një frymëzim i rëndësishëm për respekt të ndërsjellë, unitet dhe bashkëpunim, tha ai. “Kur dalin çështje të rëndësishme, ne duhet t’i diskutojmë ato dhe të kërkojmë emëruesin e përbashkët.

“Së dyti, duhet t’i përmbahemi hapjes e gjithëpërfshirjes dhe të ndërtojmë një Azi-Paqësor me begati të përbashkët,” vuri në dukje Xi Jinping-u. Sipas tij, vendet e APEC-ut duhet të ngulin këmbë në rajonalizimin e hapur, të forcojnë bashkërendimin e politikave makroekonomike, të ndërtojnë zinxhirë më të ngushtë rajonalë të industrisë e furnizimit, të promovojnë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve, të forcojnë procesin e integrimit ekonomik rajonal dhe të ndërtojnë sa më parë një zonë të tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit të nivelit të lartë. Gjithashtu, sipas tij, duhet edhe të këmbëngulet te zhvillimi për njerëzit, duke u mbështetur te njerëzit, dhe duke i ndarë rezultatet e zhvillimit me njerëzit, për të promovuar begatinë e përbashkët për të gjithë popujt e Azi-Paqësorit. “Pala kineze dëshiron ta zbatojë me palët përkatëse Marrëveshjen e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) me cilësi të lartë, si edhe të vazhdojë të nxitë pjesëmarrjen në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit dhe Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Digjital .

“Së treti, duhet t’i përmbahemi zhvillimit të gjelbër e me lëshim të ulët karboni dhe të ndërtojmë një Azi-Paqësor të pastër dhe të bukur. Duhet të forcojmë bashkëpunimin ekonomik e teknologjik, të shpejtojmë zhvillimin e koordinuar të digjitalizimit dhe gjelbërimit, të promovojmë përmirësimin e burimeve të energjisë, stukturën e sektorëve dhe strukturën e konsimit dhe të nxitim zhvillimin e gjelbër ekonomik- shoqëror,”u shpreh Xi.

“Së katërti, duhet t’i përmbahemi konceptit të bashkësisë së fateve të përbashkëta dhe të ndërtojmë një Azi-Paqësor me mbështetje të ndërsjellë,” theksoi Xi Jinping-u.
Xi Jinping-u theksoi më tej se : “Kina është e gatshme të bashkëjetojë në mënyrë paqësore dhe të zhvillohet së bashku me të gjitha vendet mbi bazën e respektit të ndërsjellë, barazisë e përfitimeve të përbashkëta. Kina do të vazhdojë të zbatojë një hapje më të gjerë e më të thellë, t’i përmbahet rrugës së modernizimit me karakteristika kineze, të ndërtojë një sistem të ri ekonomik të hapur të nivelit më të lartë dhe të vazhdojë të ndajë mundësitë e zhvillimit të vet me botën, veçanërisht me vendet e Azi- Paqësorit .
Në këtë mbledhje, Presidenti Xi tha se Pekini do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” vitin e ardhshëm, për t’i dhënë një nxitje të re zhvillimit e lulëzimit të Azi-Paqësorit dhe të botës në përgjithësi