Mbi taktizimet e Arben Taravarit dhe Ziadin Selës!

Shkruan: Qenan Aliu

Pyetja që shtrohet ështëse -a janë këta dy protagonistët politik njëri Kryetar i partisë e tjetri Kryetar i Kuvendit të partisë që nuk menaxhuan momentumin politik në kohë dhe ashtu si duhet?

Si taktizoi Arben Taravari?
-Nga dhjetori në prononcimet publike në vazhdimësi theksonte një konkluzion të Kryesisë Qendrore të partisë se ASH-ja të garojë e mëvetësishme në garën zgjedhore parlamentare. Por gjithnjë vërehej rezervë nga paraqitja e tijë lidhur me këtë çështje.

– A i shte nguti publikimi i qëndrimit politik të Arben Taravarit lidhur me këtë çështje, apo duhej paraprakisht (apo e ka bërë të njohur në një formë tjetër për anëtarët e KQ, nuk e dimë) këtë ta konsultoj në Kryesinë Qendrore.

– A ka kërkuar Arben Taravari në pajtim me Statutin e partisë që Kryetari i Kuvendit ta thëras KQ apo jo?

– Fundja a kanë bërë këtë kërkesë numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Kryesisë Qendrore që Kryetari i partisë ti njoftojë për përmbajtjen e takimeve që po zhvillon si Lider partie?

– Arben Taravari është botërisht e njohur se lidhur me këtë çështje ka patur takime të shmuta me faktorë relevantë ndërkombëtarë, me ato në Tiranë e Prishtinë dhe brenda në vendë. Takime me kërkesë të tij dhe të miqëve.

– Akoma mbetet për opinionin që nuk janë nl rrjedha se vërtetë çka ishte ajo që i është sugjeruar Arben Taravarit nga këta faktroë politik dhe miq të ASH-së?

– Dhe fundja po të ishte çështja tek JOSHJET, këtë padyshim se në volum e sasi do të mundnin ta bënin ata që kanë psuhtetin sesa opozita.
Madje do të mbetet koha ta dëshmoj se Arben Taravari u rreshtua për një moment të NDRYSHIMIT duke refuzuar oferta politike dhe oferta shumdimensionale joshëse.

Si taktizoi Ziadin SELA?
– Pse nuk ariti të harmonizojë qëndrimet dhe të menaxhoj korrdinimin e informatave në drejtim Kryetar i partisë dhe Kuvendin Qendror të parttisë.

– Sa herë e ka ftuar Kuvendin Qendror nga koha që mbanë funksionin e Kryetarit të Kuvendit Qendrorë të partisë?

– A ishte Sela që mbështeti fuqishëm mikun e tij Arben Taravari për tu zgjehdur Kryetar partie, dhe a është Arben Taravari që në pajtim me Statutin ka propozuar Ziadin Selën për tu zgjedhur Kryetarë i Kuvendit Qendrorë të partisë?

-A e ka informuar Ziadin Sela Kryesin dhe Kryetarin e Partisë për takimet miqësore joformale dhe formale që ka realizuar me miqtë relevantë të ASH-së dhe për takimet në Zajaz me Ali AHMETIN Kryetarë të Bdi-së?

A i ndanë postet (deputetët, ministrat, drejtorë etj etj.) Arben Taravari dhe Ziadin Sela në mëlnyrë xhentëlmene duke shpërfaqur influencimin e autoritetit të tzre në organet e partis?
DHE taktizimet e këtyre a e bënë- ASH si protagonisti kryesor, ‘gjah’ të cilin të dyja palët e tërheqin aq fort saqë po e shqyejnë në dy pjesë!

Secili politikan, mbase edhe ato të profilit të Arben Taravarit dhe Ziadin Selës, kanë të drejtë madje është e natzrshme të mbajnë SEKRTETE DHE DETAJE për takimet e tyre ,POR JO TË GJITHA!

Këta protagonistë dështuan në aspekt të njoftimit të anëtarësisë me të dhënat e qendrës analitike të subjektit politik se KAH DUHET TË RRESHTOHET ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Dhe cilat janë pritshmëritë që ASH të garoj e vetme.
Dhe për fund, a e njoftuan këta protagonistë anëtarësinë dhe organet e partisë, edhe për kundër kontributit respektibil në qeverisje të ASH-së, por a e njoftuan anëtarësinë se ishte apo jo GABIM POLITIK PJESMARJA NË QEVERISJE PARA NJË VITI? A i ariti pritshmëritë e synimit për pjesmarje në qeverisje për proceset e integrimit apo përkundrazi kz vendim politi veniti politikisht imazhin opozitar të partisë. Madje a është ky vendim që sot solli lëkundje në këtë subjekt.

Partia politike është familje e madhe, ajo nuk mund të jetë shtëpi e askujt madje edhe të atyre që e kanë ndërtuar, ASH është shtëpi e ALEANCISTËVE dhe miqve të tyre në të cilën është dahsur të repektohet rendi shtëpiak pra STATUTI i saj. E këtë e kanë shkelë pa hezitim të dz këta protagonisë. E kur nuk zbatohet rendi shtëpijak, s brenda shtëpisë disi humbet harmonia.

Por kësisoj ndarjesh nuk është as e para e as e fundit, kjo është dukuri që ka përcjellë të gjitha partitë shqiptare e maqedonase.
Gjykata nuk zhytet në këto fërkime ajo kërkon fakte e dokumente, kur përplasja nuk arinë të zgjidhet me qytetari politike, më në fund është gjykata ajo që vendos. Por kur subjekti zhytet në këto labirinthe, humbë kohë dhe rënon imazhin në cilësi të personit juridik, e ndërkaq partinë e bëjnë njerëzit.

Çka thotë STATUTI mund ta lexojmë të gjithë, por meqë subjekti gjindet në parg të shpalljes së zgjedhjeve SHUMË ME RËNDËSI ËSHTË SE ÇFARË MENDOJNË ALEANCISTËT. Pa dyshim se ata mendojnë për ASH-në, por, a mendojnë për NDRYSHIMIN apo për vazhdimin e ZULLUMIT!