Mbi 60 makina përplasen në një aksident të pazakontë, 50 të lënduar

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në një autostradë në Virginia.

Raportohet se në aksident janë përfshirë mbi 60 makina, ndërsa raportohet se 50 persona u plagosën, 2 prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti, autoritetet u detyruan të mbyllnin përkohësisht qarkullimin e makinave në të dyja drejtimet.