Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë dje rreth orës 20:30.

Policia njofton se L.R. i lindur më 1978 nuk ka pasur shenja të dhunës apo lëndime në trup, transmeton Klan Kosova.

“Menjëherë në vendngjarje ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Prokurori i shtetit. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes”, thuhet në kumtesë.

Ka qenë vëllai i viktimës ai që e ka paraqitur rastin në polici, pasi që ai nuk është paraqitur fillimisht në telefon dhe se të gjitha dritat në shtëpinë e tij kanë qenë të fikura.

Rasti është cilësuar nga policia si “hetim i vdekjes”.