Mbi 425 mijë qytetarë presin për t’u vaksinuar

Rritet numri i qytetarëve të vaksinuar. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se deri më tani janë vaksinuar 278,619 qytetarë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 54,600 qytetarë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit njërin nga llojet e vaksinave anti kovid e kanë marrë mbi 11.100 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë

“Procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. Numri i vullnetarëve që kanë shprehur dëshirë të vaksinohen ka kaluar mbi 425 mijë, të cilët përmes platformës on-line presin terminë. Sipas të dhënave të fundit, 46% e popullsisë mbi 70 vjeçe kanë marr së paku një dozë të vaksinave.”

Sensibilizimi i popullsisë për vaksinim vjen edhe nga stafi mjekësor, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Infektologu Fadil Cana, ku pareshtur gjatë gjithë pandemisë ka punuar në Klinikën Infektive, tha se këto reparte po zbrazen falë vaksinimit. Ai bën thirrje që në numër sa më të madh të paraqiten për imunizim.

Vaksinimi është bazë e cila mundet kësaj pandemie ti shihet fundi, është e vetmja pikënisje që do ta kthej jetën në normalitet. Do të ulë numrin e vdekjeve do të ulë numrin e hospitalizimeve që të mundet gradualisht e gjithë popullsia të kthehet në jetën normale.”

Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar vetëm tre pacientë në Shkup, kurse 100 kurohen me simptome të lehta të virusit korona. Në kryeqytet ka edhe 90 shtretër të lirë nëpër repartet infektive dhe në qendrat kovid.