Mbi 3600 fëmijë janë vaksinuar ose kanë termin përmes fushatës “Derë më derë”

Ka përfunduar me sukses fushata “Derë më derë” e MSH-së dhe OBSH-së me mbështetje të BE-së – Mbi 3600 fëmijë të vaksinuar ose termine të caktuara për vaksinim.

“Mbi 3,600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7,500 materiale informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të titulluar “Derë më derë”.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj fushate janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën e gripit sezonal edhe 2630 qytetarë mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje dekri te pikat e imunizimit. Për ta është siguruar edhe një rivaksinim bivalent për Covid-19.

Në këtë fushatë u përfshinë 30 ekipe mjekësore nga shtëpitë e shëndetit. Janë vizituar gjithsej 221 vendbanime rurale dhe 79 vendbanime urbane, pra gjithsej 3867 shtëpi në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.