Mbi 300 gjoba në Shkup, 96 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 322 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 96 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, ndërsa 28 të tjera motoçiklistëve.