Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 250 mijë qytetarë kundër Covid-19.
“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 9.974 qytetarë, kurse gjithsej dje janë vaksinuar 10.221 qytetarë. Në shtet janë aplikuar gjithsej 255.259 vaksina, kurse janë rivaksinuar 38.806 qytetarë. Me numrat e fundit, 45.7% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 38.8% e popullsisë mbi 65 vjet është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21.
Interesim për t’u vaksinuar në ueb faqen vakcinacija.mk kanë treguar 395.776 qytetarë, ndërkaq imunizimi masiv është duke u kryer në Shkup, Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.