Mbi 20 persona u gjetën në një lokal në Tetovë, pas kohës së lejuar

Mbrëmë (02.04.2021) rreth orës 21:35 inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Poroj të Tetovës në pronëse të SH.K nga fshati Poroj. Inspektorët kanë konstatuar se objekti ka punuar jashtë orarit të lejuar për objektet hotelierike si dhe janë gjetur mbi 20 persona brenda. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarit do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal, informojnë nga MPB, transmeton TV21.

Sipas raportit, gjatë kontrollit, inspektorët janë penguar nga M.B nga fshati Poroj, i cili është përpjekur t’i sulmojë edhe fizikisht, por është ndaluar nga të pranishmit. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tij do të ngritet akzuë.