Nën rrënojat e teatrit në Mariupol gjenden edhe 1,300 persona, sipas komisioneres së Verkhovna Rada për të drejtat e njeriut, Liudmyla Denisova.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se puna e shpëtimit ishte duke vazhduar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se granatimet e vazhdueshme nga forcat ruse i kanë penguar autoritetet të krijojnë korridore efektive humanitare në qytetin port të rrethuar.