Mbi 100 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se 102 hebrenj fanatikë sulmuan Harem-i Sharifin përmes Portës Al-Magaribe (Marok) në jugperëndim të Mesxhid al-Aksasë.

Gjithashtu thuhet se grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u shëtitën nëpër oborret e Xhamisë se Shenjtë.

Hebrenjtë fanatikë pritet të vazhdojnë bastisjet e tyre pasdite.

Sulme të tilla në Xhaminë e Shenjtë nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensionet në rajon të përshkallëzohen.

Me rastin e Festivalit Sukkot, i cili filloi dje sipas kalendarit hebraik dhe do të përfundojë më 27 shtator, hebrenjtë fanatikë bëjnë thirrje për sulme në Mesxhid al-Aksa, të cilin ata e quajnë “Temple Hill”.

Shkelet sovraniteti i Autoritetit të Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Ndërkaq që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto shënime si “bastisje”, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thotë se sovraniteti i muslimanëve është shkelur.