Drejtori i Malmed-it, Lirim Shabani takoi Ylber Selën e AZGJ-së

Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALMED) pati një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela.
Në takim u diskutua rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e MALMED-it, dhe u diskutua interesi i qytetarëve si konsumatorë që udhëzimet e përdorimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të shkruhen në gjuhët zyrtare.
Takimi u shfrytëzua për të riafirmuar interesin për bashkëpunim ndërmjet AZGJ-së dhe MALMEDI-t, duke ofruar konsultime dhe ndihmë për çështjet gjuhësore, si dhe lekturimin e akteve zyrtare, formularëve dhe licencave nga fusha e punës së MALMED-it.
Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë dialogun e ndërsjellë.