Mbappe shënon dy gola në fitoren e PSG-së

PSG e ka mposhtur 4-0 Dionin në ‘Parc des Princes’.

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren e radhës të PSG-së në Ligue 1.

Ai ka shënuar dy gola në këtë ndeshje, në minutat 74’ dhe 90’, për të shkuar në kuotën e 27 golave në 31 paraqitje deri më tani këtë edicion.

Mbappe asistoi edhe për golin e Icardit të shënuar në minutën e 76’, derisa në këtë mbrëmje realizoi edhe Sarabia.

Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 68 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt, Marseille.