Ëndrra për ta fituar ‘Këpucën e Artë’ mbeti vetëm ëndërr për Mbappen sezonin 2018/19
21-vjeçari, Kylian Mbappe, shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 33 gola në 29 paraqitje në Francë.
Ai ishte duke luftuar për ‘Këpucën e Artë’, por në fund, e rrëmbeu atë për herë të gjashtë në karrierë 32-vjeçari, Lionel Messi, pasi shënoi 36 gola në 34 paraqitje në Spanjë.
“E di që Messi po më shikonte. Kuptova se mund të luftoja për këpucën e Artë. Por përpara ishte Messi. Kur unë shënoja 2 gola, ai shënonte 3, kur unë shënoja 3 gola, ai shënonte 4 – ishte çmenduri. Aq çmenduri sa e kam pyetur Ousmane Dembélés. Nuk është e mundur, a e bën këtë ai me qëllim?”, deklaroi Mbappe duke qeshur. /Gazeta Express/