Mbahet balotazhi për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Në Mal të Zi po mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në garë janë presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq, dhe ekonomisti, Jakov Milatoviq.

Zgjedhet e raundit të parë janë mbajtur më 19 mars, asnjëri prej kandidatëve për president nuk ka arritur të sigurojë 50 për qind të votave.

Gjukanoviq i pati 35.37 për qind të votave, ndërsa Milatoviq 28.92 për qind, kështu duke e dërguar vendin në balotazh./Klankosova.tv