Mauricio Pochettino i ka kërkuar gjyqtarit Chris Kavanagh dhe ndihmësve të tij që të mos ‘rrëmbehen’ nga emocionet e lamtumirës së Jurgen Klopp dhe të jenë ‘të drejtë’ me ekipin e tij. Chelsea do të përballet nesër (e diel) me Liverpoolin në finale të Carabao Cup, finale kjo e cila do të jetë e fundit në Ëembley për Kloppin si trajner, para se të largohet në fund të sezonit. Chelsea ishin kundërshtari i parë në Ligën Premier për Liverpoolin pasi Kloppi njoftoi për vendimin e tij për largim në fund të sezonit. Londinezët u ‘shkatërruan’ me rezultat 4-1, por Pochettino është ende i hidhëruar me ndarjen e drejtësisë në atë takim, pasi ka pretenduar se Chelseat i janë mohuar dy penallti. Kur u pyet nëse ka presion shtesë mbi Klopp dhe Liverpoolin për të fituar një trofe para se të largohet, Pochettino u përgjigj: Pyetje e mirë. Nuk është presion për të, jo. Ndoshta është për njerëzit të cilët duan të festojnë me Liverpoolin. “Mendoj se ne duhet të jemi të sigurt se do të konkurrojmë dhe do të jemi të drejtë në çdo vendim. Kur ne luajtëm ndaj Liverpoolit në “Anfield”, mendoj se shumë vendime…. asnjë vendim i rëndësishëm nuk ishte në të mirën tonë. Dy penallti nuk u dhanë. Duelet 50/50, gjithmonë për një ngjyrë tjetër. Gjithmonë e kuqe. Unë dua të trajtohemi në një mënyrë të drejtë”, është shprehur Pochettino. Pochettino thotë se ndjehet i relaksuar para finales me Liverpoolin Lexo po ashtu Pochettino thotë se ndjehet i relaksuar para finales me Liverpoolin Pochettino gjithashtu mohoi se prishja e festës së Liverpoolit për Kloppin do të shërbejë si motivim shtesë për ekipin e tij. “Jo, jo. Ne duam të fitojmë për shkak të Chelseat, por natyrisht Liverpooli dëshiron të fitojë gjithashtu. Por ju lutem, jo një tjetër palë e përfshirë në këtë ndeshje do të jetë pjesë e festimeve që Klopp po largohet, apo jo? Kjo është e rëndësishme”, përfundoi tekniku argjentinas.

E ardhmja e Toni Kroos si lojtar i Real Madridit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve tash e disa kohë.

34-vjeçari, i cili po kalon në një formë fenomenale këtë sezon, do të jetë pa kontratë gjatë verës dhe në këtë fazë, ai ende nuk ka vendosur nëse do të luaj edhe për 12 muaj të tjerë.

Më herët gjatë kësaj javem Kroos kishte njoftuar se do të rikthehej të luante për Gjermaninë në Kampionatin Evropian. Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën, i konfirmoi raportimet se ai ka biseduar me mesfushorin para se vendimi të bëhej publik.

“Ai më tha se do të rikthehej në kombëtare. Kjo nuk do të ketë ndonjë efekt sa i përket qëndrimit tek ne. Niveli i tij i performancave këtu ka qenë mjaft i lartë”, ka thënë Ancelotti.

Sa i përket të ardhmes së Kroos, Ancelotti ka konfirmuar se ai nuk do të tentojë që ta bind atë, duke lënë të kuptohet se vendimi do i takoj plotësisht Kroosit.

“A do i kërkoj që të rinovojë? Unë nuk do t’i jap këshilla se çfarë të bëjë. Ai nuk është djali im. Ai e ka kapacitetin mendor që të bëjë zgjedhjen e tij”.

“Unë mendoj se ai është një person shumë i përgjegjshëm dhe ka një ide të qartë. Ju do të ndaloni ditën që e shihni se niveli juaj ka rënë. Në këtë kuptim, ai ka besuar se do të vazhdojë”, përfundoi tekniku italian.