Matteo Guendouzi pozitiv në koronavirus

Guendouzi është lojtari i radhës që është infektuar me Covid-19.

Lojtari që tashmë mbronë fanellën e Hertha Berlin, Matteo Guendouzi, është infektuar me koronavirus, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Hertha Berlin.

Lojtari do të shkojë tashmë në vet-izolim, deri kur rezultatet e tij të dalin negative.

Francezi nuk ka shfaqur ndonjë simptomë para testimit, por rezultatet erdhën pozitive.