Mashtrimi optik politik

Shkruan: Senat Ferati

Mashtrimi optik është dukuri e rrallë në jetën e përditshme të njeriut të zakonshëm dhe nxitë kuriozitetin intelektual te individi i cili hasë në këtë dukuri. Kjo si e tillë është më e shpeshtë në jetën politike të shoqërive njerëzore dhe rastin më të freskët e kemi këtu në vendin tonë gjatë kësaj krize politike që u shkaktua me dorëheqjen e kryeminstrit Zaev nga posti i kryemistrit dhe njëkohësisht nga posti i liderit partiak. Rezultati i zgjedhjeve lokale të tanishme prodhuan si efekt detronimin e stabilitetit politik të koalicionit qeverisës LSDM-BDI-BESA, kurse dorëheqja e Zaevit shtesë krijoi hapësirë të mjaftueshme politike partive opozitare, me VMRO-në në krye, për të kontestuar legjitimitetin e pushtetit të tanishëm. Kontestimi i këtij legjitimiteti, sipas raportit aktual të forcave të subjekteve politike, është i mundshëm vetëm edhe me votat e subjektit opozitar Levica (E Majta), me votat e të cilëve po arrihet censusi prej 61 nënshkrimeve, siç e kërkon kushtetuta. Dhe këtu nis mashtrimi optik!

Nëse procesi i kontestimit të legjitimitetit politik të pushtetit të tanishëm zhvillohet normalisht, atëherë pritet që këtë javë të bie kjo qeveri dhe të nisen bisedimet për qeveri tjetër apo për zgjedhje të parakohëshme. Meqë partia Levica akceptohet nga të gjithë, si parti radikale majtiste, si parti fashiste antishqiptare, por edhe si antieuropiane, prezenca e saj në “koalicionin” opozitar po shkakton konfuzitet trullosës, sidomos në shoqërinë shqiptare këtu, por jo vetëm këtu te ne! Dikush me paragjykim të qëllimshëm nuk po don të kuptojë se Levica ka dhënë votat vetëm për të rrëzuar këtë qeveri, por jo edhe që të jetë pjesëmarrëse në të. Të njejtën e kanë konstatuar edhe subjektet politike opozitare, ASH-ja dhe Alternativa, rrespektivisht se nuk do të hynë në qeveri të ardhshme me Levicën. Kjo don të thotë se partitë opozitare tani interes të përbashkët e kanë vetëm delegjitimimin e qeverisë aktuale, por jo edhe formimin e qeverisë, kështu si janë tani.

Pas rrëzimit të qeverisë aktuale pason detyra e formimit të qeverisë së re dhe nëse subjektet e tanishme opozitare nuk ia dalin me formuar qeveri të re, në mungesë të Levicës, i bie që duhet të shpallen zgjedhje të parakohëshme, që poashtu është interes i opozitës. Nëse merret parasyshë se tani BDI ka dy komuna më pakë se sa që ka pasur, gjasat për të humbur në zgjadhjet e parakohëshme parlamentare janë të mëdha, dhe këtu edhe mëshifet interesi i partive opozitare shqiptare për tu shërbyer qoftë edhe me votat e Levicës vetëm e vetëm për të rrëzuar pushtetin politik të BDI-së, por jo edhe me formuar qeveri të përbashkët me të (Levicën). Këtu më mbarojnë dilemat rreth raportit të koalicionit ASH-A me partinë Levica.

Gjasat që në qeverinë e ardhshme të mos përfshihen ASH-A me VMRO-në janë të mëdha, siç janë të mëdha edhe gjasat që ajo qeveri të jetë mes VMRO-së dhe BDI-së, por përfaqësimi i BDI-së në atë qeveri nuk do ta ketë të njejtën cilësi sikur tani që e ka me LSDM-në, dhe nga këtu do të nisë teposhtëza përfundimtare e BDI-së – sepse do të fillojë të akceptohet nga opinioni publik si parti e cila është e etur vetëm për pushtet, pa marrë parasyshë cilësinë e përfaqësimit: pushteti para se gjithash dhe mbi të gjitha! Por, edhe nëse mbetet në opozitë, kjo nuk do të jetë kjameti i saj, sepse ajo këtë pozicion të ri mund të e shfrytëzojnë për reformimin e vet, eliminimin e figurave korruptive nga radhët e saj dhe çrrçnjosjen e mafiozëve nga trupi i saj. Nga reformimi i kësaj partie do të përfitojë e gjithë shoqëria.

Në zgjedhjet e parakohëshme votuesit le të vendosin me votën e tyre sovrane. Fati i tyre është edhe në dorën e tyre e jo vetëm në “dorën” e Zotit.