MASH sqaron: Shkollave nuk u lejohet të kërkojnë para për dëftesat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se shkollat nuk lejohen të ngarkojnë prindërtit dhe nxënësit për tarifat e botimit të certifikatave, për të cilat MASH i kishte njoftuar përmes një shkrese me shkrim para përfudimit të vitit shkollor, duke sqaruar se dokumentacioni pedagogjik i kërkuar për përfundimin e vitit shkollor është siguruar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit ku secila shkollë pranon 5 përqind shtesë në rast të gabimit dhe të ngjajshme. Gjithashtu MASH rikujton se sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm, parsheh se secili fëmijë ka të drejtën e arsimit falas dhe cilësor. Përndryshe bëhet fjalë për një rast të izoluar në disa shkolla që kanë mbledhur tarifa për çertifikatat për të cilat do të veprojë Inspektoriati Shtetëror i Arsimit, thuhej në komunikatën e tyre.