Masat aktuale për udhëtim në Greqi vazhdohen edhe për një javë

epa08520644 A view of cars going through the border crossing 'Bogorodica' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Masat dhe rregullat aktuale për udhëtimin drejt Greqisë, pra çertifikatat evropiane të detyrueshme për Covid-19, lidhur me vaksinimin, kalimin e coronavirusit apo rezultatin negativ për test PCR ose rapid, janë shtyrë edhe për një javë, ndërsa kjo vlen edhe për qytetarët e Maqedonia e Veriut, tha korrespondenti i AIM-s nga Athina.

Vendimi i ri ministror “Parakushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Covid-19” është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare të Greqisë dhe hyn në fuqi nesër në mëngjes dhe do të jetë i vlefshëm deri më 11 prill 2022.

Ndryshime ka në kohëzgjatjen e vendimit dhe këtë herë është një, jo dy javë, siç ishte deri tani, si dhe në dispozitat e izolimit në rast të një rezultati pozitiv në testimin e pikave hyrëse në vend, dispozitat që nuk përfshihen në vendimin e ri.

Për dokumentin që lidhet me Covid-19, rregullat mbeten të pandryshuara, çertifikata e vaksinimit është e vlefshme për nëntë muaj pas dozës së dytë dhe 180 ditë pas kalimit të coronavirusit, ndërsa nëse udhëtoni me test i njëjti nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.