“Masakrohen” hapësirat e gjelbra në Strugë

Autoritetet komunale vazhdojnë me shkatërrimin e qytetit, sot një prej hapave drejt demolimit total natyror ishte prerja e të vetmes pemë që kishte ngelur buzë drinit. Dita ditës me veprimin e tyre po shkurtojnë “oksigjenimin e qytëtarëve”, por tashmë kjo për ta është normale sepse ata prioritet kanë dëmin për qytetarët dhe jo përmirësimin e cilësisë së jetës. Bejmë thirrje për ndalimin e veprimeve destruktive, sepse duhet të ruhen pemët dhe mos të dëmtohen pasuritë e tjera natyrore të Strugës. Dënojmë fuqishëm këta lloj veprimesh të tyre dhe apelojmë që të shërbejnë në dobi të qytetarit. #StopShkatërrimitTëQytetit