Masakra e Sopotit, 4 nëntor 1944!

Shkruan: Xhafer Ymeri

Sot e kujtojmë 76 vjetorin e dhimbjes së paharrueshme dhe të pashërueshme
Masakra e 64 fëmive, djemve dhe burrave të Sopotit nga forcat e pashpirta partizane
sllavokomuniste!

 4 nëntori i kobshëm i 1944!

Para disa jave në Bursë të Turqisë doli në deritë edhe një libër kushtuar kësaj masakre
SOPOTI, plumbi(vdekja) është për burra i Vedat Sejdiu-Yücebaş (Jyxhebash). Vedati është
një bir Sopoti familja e të cilit mbas masakrës është shpërngulë për Turqi. I lindur në vitin
1971 në Bursë ku ka punu si gazetarë shkrimet e të cilit sot e kësaj dite botohen në Bursa
Hakimiyet, Bursa News dhe në Anadolu Agency. Rrëfimet e dhimbshme të gjyshes, babait
dhe xhaxhait të tij lidhur me vdekjen e 64 dëshmorëve të SopotIT e ndër ata edhe gjyshi i tij
Sejdiu me të birin tij, xhaxhain eVedatit, Hyseinin, i paska pas ruajt me shumë besnikëri në
mendje dhe shpirtë nga të cilat qenka frymëzu për t’a nxjerrë në dritë këtë vepër të shtrejtë
besa edhe në dy gjuhë Turqisht dhe Shqip!

Fotot e librit (kapakve) në shqip dhe Turqisht

Ky libër edhe pse ende nuk ka ra këndej në duar e lexuesve tanë, atje në Bursë dhe Turqi pati
një përurim të përzemërt me pjesëmarjen e shumë Sopotasve, dashamirve të librit dhe
përfaqësuesve të shtypit dhe faqeve elektronike. Për t’ua dhënë një përshtypje e cila e
përshkruan njerëzinë, trimërinë dhe atdhetarië e xhaxhait të Vedatit, Hysen (Hüsein) Sejdiun
po ua shpalosi vetëm në pjesë të shkurtër të rrëfimeve të dëshmitarve të cilët e kishin pas
njohtë deri para vdekjes së tij
„Hysein Sejdiu me tre moshatarët e tij, u kthyan në fshat për t’i pa familjet e tyre dhe
me këtë rast u vërejtën nga forcat serbo-maqedone. Edhe pse kërkuan ndihmë nga fqinjtë e
tyre për t’i ndihmuar ata nuk e bënë atë. Nëna dhe gratë e familjes e luten dhe këshilluan
Hyseinin, i cili deri atëherë s’i kishte ra brisk fytyrës, ta veshin me veshje të grave dhe t’i
lëshojnë shtëpitë, të largohen nga Sopoti“. Hyseini pa u mendu i tha nënës se tij: ”Jo, Non,
nuk bon se nëse m’diktojnë se jam djalë atëherë do t’ju çveshin gjith juve grave shqiptare-
muslimane dhe do t’ua marrin nderin nëpër kom, do t’ju çnderojnë!… Plumbi osht për
burra!!!” Hyseinin me tre shokët e tij e zunë forcat e armatosura serbo-maqedone dhe i
pushkatuan. Edhe pse familja shkoi në vendin ku i kishin pushkatu ata, kufomat e tyre kurrë
s’u gjetën.
Nga tregimet e familjarëve në librin ”Rumeli’de” të Recep Gürvardar (Rexhap Gyrvardar) dhe
Sopoti, Vjeshtë 1944, 18 rrëfime dëshmuese të Xh.Ymeri botimi shqip Kumanovë 2014

Edhe një shembull të ngjajshëm po ua nxjerr lexuesve të rastit e më vonë dhe studjuesve
dhe krijimtarve:
Forcat partizane sllavo-komuniste nuk e paskan pasë lehtë përnjëherë me i pushkatu të
gjitj burrat e Sopotit prandaj dhe i paskan nda në grupe më të vogla nga 20 e më shumë
vetë, të përzier sipas mahalleve dhe familjeve. Sa herë që qenkan ndëgju krismat ata që
paskan pritë pushkatimet e paskan ditë se kush ishte në tubën e parë të Sopotasve me
duar të lidhura. Në grupën e fundit prej më shumë se 20 Sopotasve paska qenë edhe
axha im Halim Adem Ymeri. Mendimin dhe vendimin e tijë që ti zgjidhin duart dhe ti
sulmojnë përcjellësit dhe rojën e armatosur të sllavokomunistve partizan ia paska qajtë
njërit nga më të arsimuarve Mulla Liman Limanit dhe Nexhip Latif Qehajës të cilët nga
friga e pasojave më të mëdha nuk ishin pas pajtu me mendimin e Halimit. Me gjasa se
mbas gjithë atyre pushkatimeve ku kann qenë bashkfshatarët dhe të afërmit e tij edhe
Zoti ia paska falë guximin dhe duke bërtitë me zë të lartë dhe patrambshëm iu paska
drejtu bashkfshatarve dhe familiarve të vet pa iu frigu përcjellësve të armatosur
partizan:

”O vllazni…!Edhe Zoti nuk na e fal nëse vdesim durëlidhë!”

Falë guximit edhe të xhaxhait tim Halim Adem Ymerit për t’i zgjidhur duart dhe sulmuar
përcjellësit e armatosur të grupit të fundit rrugës për Shushevë te vendpushkatimi, paskan
shpëtuan të gjith nga grupii tij, ndër ata dhe Mulla Liman Limani dhe disa nga rrëfyesit e këtij
libri. Si të gjith tjerët edhe ai qenkan kthy nëpër shtëpitë e tyre. Kur paska mbërri te shtëpitë
e Qehajve paska pas trokitë në derë e dhomës ku qenkan pas strehu gratë dhe fëmitë e
mahallës. Duke mos njohtë dhe nga friga se mos erdhën „shkitë-partizanët“ me i marë gratë
dhe fëmitë për t’i pushkatu, atij nuk ia kishin pas çelë derën. Natën me shi nëntori të ftoht e
paska pas kalu nën hambarin e drithërave. Në mëngjesin e 5 nëntorit paskan ardhë po ata
shki dhe nga fërratjet e kuajve të mbetur jashtë të cilët ndoshta dhe ishin pas gëzu kurë e
paskan pa. Kjo i paska kujtu partizanët sllavokomunist që të shiqojnë nën hambarë dhe e
paskan verejtë ate. Ashtu duarthatë ia lidhin duart dhe e nxjerrin prej nën hambarit duke e
largua nga oborri. Nëna e tij, nena ime e mjerë me gjysëm shpirti paska pas thënë:“E murën
Halimin…!“ Mbas pak qenkan ndëgju refalet e krismave të pushkve dhe ajo edhe njëherë me
atë shpirtë të vdekur paska thënë :“E vrajtën Halimin!“ Mbasi i paskan paskan pa se ishin
largu vrasësit e pashpirtë shkojnë disa gra me gjyshën time dhe e gjejnë të vdekur nga
plumbat e pushkave partizane sllavokomuniste të cilët e kishin pas hudhë në një gropë të
cekt . Aty ku e kishin pas vra sot e kësaj dite i pushon trupi i tijë i dëshmorit i cili kishte pas
vdekë por i kishte pas shpëtu më shumë 20 bashkfshatarë të cilët jetuan shumë vite dhe disa
prej tyre na i patën përcjellë edhe këto rrëfime!
Gati tërë jetën më kanë shoqëru këto plagë dhe dhimbje deri sa e kam nxjerrë në dritë
librin dhe filmin dokumentarë për masakrën e Sopotit. Dhe tash po bindem se pse unë si nip i
Halim Adem Ymerit dhe Vedati si nip i Hysen Sejdiut morëm guximin për të shkrua nga një
libër kushtuar kësaj ngjarje të dhimbshme të Sopotit edhe ate të dyt në Shqip për këta te ne
dhe në Turqisht për ata në Turqi!!!
Zoti i past shpërbly dhe i shpërbleftë shpirtat edhe të atyre të cilët gjat shekujve edhe
të këtyre të luftërave të fundit të cilët ranë për Atdhetari dhe Njerëzi me emrin më të shtrenjtë
dhe kuptimplotë të DËSHMORVE-SHEHITËVE! Qofshim në Xhahnetin e përjetshëm!!!
Për ta krye porosinë dhe amanetin tonë në emër të gjith Sopotasve kudo që janë, në
emër të Vedatit dhe në emrin timin për ata të cilët për herë të parë po i ndëgjojnë këto
rrëfime po i nxjerrim edhe njëherë emrat e Dëshmorve të rënë në këtë masakër, për neve
dhe njerëzimin të paharrueshëm, të dhimbshëm dhe të tëpashpirtë kurse për ata me duar të
përgjakura të ashtuquajturve partizan sllavokomunist (joshqiptarë dhe jomusliman)!!!të
panjerëzishëm për çka Zoti edhe i ka dënu edhe do ti dënojë gjithmonë!

EMRAT E DËSHMORËVE TË SOPOTIT, VJESHTË 1944 SIPAS MAHALLEVE DHE FAMILJEVE

Emri Babai Mbiemri D.l. – D.v. Mosha
1 Memedali Ramadan Limani 1995 – 1944 49 vj.
2 Ruzdi Memedali Limani 1927 – 1944 17 vj.
3 Shukri Memedali Limani 1922 – 1944 12 vj.
4 Durmish Ramadan Limani 1906 – 1944 38 vj.
5 Munish Ramadan Limani 1912 – 1944 32 vj.
6 Aliriza x Limani 1927 – 1944 17 vj.
7 Ahmet x Limani 1909 – 1944 35 vj.
8 Hasip x Limani 1888 – 1944 56 vj.
9 Orhan Hasip Limani 1922 – 1944 22 vj.
10 Osman Hasip Limani 1932 – 1944 12 vj.
11 Bajram Hasip Limani 1936 – 1944 8 vj.
12 Fejzi x Jakupi 1892 – 1944 52 vj.
13 Isuf x Jakupi 1890 – 1944 54 vj.

14 Azem x Jakupi 1924 – 1944 20 vj.
15 Adem x Jakupi 1922 – 1944 22 vj.
16 H.Sali Ismail Sulejmani 1970 – 1944 74 vj.
17 Faik Sali Sulejmani 1898 – 1944 56 vj.
18 Shaip Sali Sulejmani 1910 – 1944 34 vj.
19 H.Baki Sali Sulejmani 1980 – 1944 64 vj.
20
21
Fehmi
Nazmi

Baki Sulejmani
Sulejmani

1919 – 1944
1928 – 1944
25 vj.
16 vj.
22 Nijazi Baki Sulejmani 1931 – 1944 13 vj.
23 Ibrahim Sali Sulejmani 1899 – 1944 45 vj.
24 Xhemail Ibrahim Sulejmani 1927 – 1944 17 vj.
25 Qemal Ibrahim Sulejmani 1930 – 1944 14 vj.
26 Murat Ymer Ymeri- Q 1883 – 1944 61vj.
27 Xhavit Murat Ymeri-Q 1927 -1944 17 vj.
28 Zendel Ymer Ymeri-Q 1898 – 1944 46 vj
29 Halim Adem Ymeri-Q 1910 – 1944 34 vj.
30 Hamzi Latif Latifi-Q 1879 – 1944 65 vj.
31 Naip Hamzi Latifi-Q 1923 – 1944 21 vj.
32 Agush Xhemail Latifi 1884 – 1944 60 vj.
33 Xhemail Xhemail Latifi 1909 – 1944 35 vj.
34 Selver Xhemail Latifi 1921 – 1944 23 vj.
Emri Babai Mbiemri D.l. – D.v. Mosha
35 Sejdi Sali Sejdiu 1908 – 1944 36 vj.
36 Hysein Sejdi Sejdiu 1924 – 1944 20 vj.
37 Ramadan Ahmet Sejdiu 1911 – 1944 33 vj.
38 Rexhep Ahmet Sejdiu 1913 – 1944 31 vj.
39 Zeqir Naman Shehu 1912 – 1944 32 vj.
40 Ramadan Emin Shehu 1914 – 1944 30 vj.
41 Sahit Ibrahim Buca 1990 – 1944 54 vj.
42 Shefki Ibrahim Buca 1922 – 1944 22 vj.
43 Riza Ibrahim Buca 1929 – 1944 15 vj.
44 Halim Bajram Misimi 1895 – 1944 49 vj.
45 Qazim Ibrahim Misimi 1905 – 1944 39 vj.
46 Hesat Hasan Salihu 1904 – 1944 40 vj.
47 Hedip Qemal Salihu 1909 – 1944 35 vj.
48 Ramadan Sylejman Salihu 1910 – 1944 34 vj.
49 Bajram Sylejman Salihu 1912 – 1944 32 vj.
50 Abdyl x Agushi 1885 – 1944 59 vj.
51 Mejdi x Agushi 1911 – 1944 33 vj.
52 Shabi Abdyl Agushi 1915 – 1944 29 vj.
53 Kadri Abdyl Agushi 1919 – 1944 25 vj.
54 Haki Abdyl Agushi 1928 – 1944 16 vj.
55 Sahit Ramiz Jaka 1880 – 1944 64 vj.
56 Ramadan Sahit Jaka 1919 – 1944 25 vj.
57 Hajdin Sahit Jaka 1920 – 1944 24 vj.
58 Ramiz Sahit Jaka 1929 – 1944 15 vj.
59 Mustaf x Mehmeti 1904 – 1944 40 vj.
60 Rexhep x Jetimi 1914 – 1944 30 vj.
61 Ibrahim x Makolli 1909 – 1944 35 vj.
62 Nuredin x Hyseni 1908 – 1944 36 vj.
63 Eshtref x Hesati 1914 – 1944 30 vj.
64 Zija x Zymberi 1927 – 1944 17 vj.