Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të variantit delta

Pas përhapjes së variantit delta të koronavirusit, mund të ketë masa kufizuese në kufi gjatë hyrjes në vend, por jo edhe riorganizim të asaj që funksionon tani, siç janë institucionet që punojnë me protokolle.

Deri ditën e djeshme janë regjistruar 10 raste me llojin delta.

Ndërkaq, deri në fund të javës Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendosë nëse do të ketë masa në kufi për hyrje në vend, nëse do të kërkohet test PCR, vërtetim për vaksinim ose për kalim të Covid-19.

Nëse vendosen masa, të njëjtat do të vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kthehen në vend nga shtetet tjera.