Masa kundër virusit Korona në Maqedoni: Restorantet dhe kafiteritë do të mbyllen në ora 18

Në kuadër të masave që ka vendosur të marë qeveria e Maqedonisë kundër virusit Korona, është shkurtimi i orarit të punës nëpër restorante dhe kafiteri deri në ora 18 dhe punë me kapacitet të përgjysmuar- të mundoësojnë një metër e gjysmë deri dy metra distancë mes personave.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se se asnjë nga 9 pacientët në Maqedoni që janë të infektuar me këtë virus, nuk është në rrezik jete, e as në aparate për frymëmarrje. Ai tha se tek tre pacientë është vërejtur përkeqësim i lehtë i gjendjes shëndetësore, por nuk kanë nevojë për aparate për frymëmarrje. Këta tre pacientë janë mbi moshë 66 vjeçare.

Kryeministri Oliver Spasovski ka komunikuar me përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe ato janë pajtuar të respektojnë rekomandimet e qeverisë.