Martohet Bllagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve

Gjatë ditës së djeshme është martuar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski, Adrijana Nikollovska, e cila ka shpërndarë disa fotografi nga dasma. Ministri Boçvarski është martuar me Marinela Serafimovën, me të cilën u fejuan në gusht të vitit të kaluar.