Martinelli afër rinovimit të kontratës me Arsenalin

Gabriel Martinelli është shumë pranë rinovimit të kontratës me Arsenalin.
Siç raporton Sport, braziliani është dakorduar në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga ana e klubeve, tran

Po i njëjti burim thotë se bëhet fjalë për një kontratë që e mban sulmuesin në “Emirates Stadium” deri në vitin 2027.

Futbollisti ka performuar shumë lart në këtë sezon, fakt ky që i ka shtyrë drejtuesit të punojnë për ta blinduar nga ofertat e klubeve të mëdha evropiane.